I mbushur me nxënës, autobusi në Zvërnec del nga rruga dhe bllokon qarkullimin

Një autobus me nxënës shkolle është përmbysur në anë të rrugës që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit, fatmirësisht pa dëmtime në njerëz.

Sipas raportimeve të A2 CNN, rruga e ngushtë ka bërë që autobusët të mos shmangeshin dot, ndërsa mjeti ka përfunduar në anësore. Fatmirësisht, shtyllat prej betoni e kanë mbajtur autobusin, duke shmangur rrëzimin e plotë të tij.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për hapjen e derës, si dhe për zbritjen e nxënësve nga autobusi.