Bllokadat politike rreth formimit të institucioneve, të cilat po vazhdojnë edhe këtë vit, nga eurodeputeti holandez Thijs Reuten, po konsiderohen si mundësi të humbura për Kosovën.
Në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se forcat politike në vend duhet t’i lënë anash ndasitë e së kaluarës dhe të gjejnë zgjidhje.
“Ngërçi politik tani po e dërgon Kosovën drejtë mundësive të humbura, fonde të humbura dhe kjo nuk është në interes të asnjë qytetari të Kosovës, pa marrë parasysh se cilën parti ata e kanë votuar. Prandaj i thërras të gjitha forcat politike që të bashkohen, t’i tejkalojnë dallimet nga e kaluara”.
“Sepse ky nuk është momenti për zvarritje të mëtutjeshme dhe unë vërtet shpresoj se nevojat e popullit të Kosovës do të mbizotërojnë dhe do të çojnë në një zgjidhje”, theksoi eurodeputeti holandez Thijs Reuten.







