Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami u është kundërpërgjigjur akuzave se buxheti është refuzuar nga partitë opozitare.
Bajrami ka thënë se buxheti mund të kalojë me shumicë të thjeshtë, të cilën e ka pushteti i Vetëvendosjes.
Ajo ka shtuar se pengesa e vetme është apetiti i Albin Kurtit për të sunduar.
“Mos bëni propagandë! Buxheti kalon me shumicë të thjeshtë, njëjtë edhe rishikimi i tij. Mjafton të jenë në seancë 61 deputetë prezentë dhe shumica të votojë për. LVV i ka 66 deputetë”, ka thënë Bajrami.
“Asnjë parti opozitare s’mund ta pengojë Kurtin t’i ndihmojë qytetarët; as në gjashtë vitet e kaluara Kurti s’ka pasur asnjë pengesë. Pengesa e vetme e Kurtit është vetë apetiti i tij për të sunduar”, ka thënë ajo.








