Gjyqtarët Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq janë zgjedhur anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Zgjedhja e tyre është bërë përmes Kuvendit të Kosovës.
Bashkim Hyseni mori 95 vota, ndërkaq nga komuniteti serb gjyqtarja Milenkoviq mori 87 vota.
Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës ka mbetur edhe një pozitë e hapur për gjyqtarë nga radhët e komunitetit serb dhe për shkak të mungesës së votave konkursi është rihapur.
Mandati i anëtarëve të KGJK-së është pesë vjet.









