Takim në seli mes Furlanit, Tares dhe Allegrit; nis të planifikohet e ardhmja e Milanit

Një takim përditësimi në seli mbi momentin e skuadrës dhe bërë projeksione të reja për të ardhmen. Sot në mëngjes, “Casa Milan” ishte baza e takimit mes Massimiliano Allegri dhe drejtuesve kuqezinj, administratorit Giorgio Furlani dhe drejtorit sportiv Igli Tare. Një samit rutinë, si ai i javës së kaluar në Milanello dhe që do të përsëritet edhe sot në qendrën stërvitore, kur Furlani do të vizitojë sërish grupin dhe stafin.

Në fund të sezonit temat nuk mungojnë: ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga sfida e së dielës në mbrëmje kundër Juventusit, vendimtare për objektivin e Milanit, një vend në Champions. Më pas, programet për sezonin 2026-27. “Nuk duhet menduar në distancë dy-tre muajsh, por një-dy vitesh, – kishte thënë Max para ndeshjes me Veronën. – Nëse jemi pas? Jo”.

Takimet e këtyre ditëve shërbejnë për të përcaktuar strategjitë, përfshirë merkaton. “Kam nisur një rrugëtim këtu dhe synoj ta vazhdoj”, – shtoi trajneri pas fitores së fundit. Pas punës së këtij viti (nga vendi i nëntë në të dytin), Allegri kërkon garanci për investime në lojtarë cilësorë dhe me përvojë.

The post Takim në seli mes Furlanit, Tares dhe Allegrit; nis të planifikohet e ardhmja e Milanit appeared first on Telesport.