Luis Enrique: Kam një ekip shumë të fortë, nuk ka nevojë të bëjmë revolucion në merkato

Në prag të ndeshjes kundër Angers në Ligue 1, trajneri i PSG, Luis Enrique, foli në një konferencë për shtyp, duke trajtuar tema të ndryshme, duke përfshirë rotacionin, lëndimet dhe menaxhimin e skuadrës.

Trajneri spanjoll duhet të mendojë edhe për ndeshjet ndaj Bayern Munich në Champions League. “Është e lehtë të thuash se rotacioni menaxhohet mirë, por unë përpiqem të fitoj çdo ndeshje,” shpjegoi Enrique.

Duhet ta shikosh gjithçka në perspektivë: ekipet e mia shpesh e përfundojnë sezonin më mirë sesa e fillojnë. Le të shpresojmë që kjo gjë të përsëritet edhe këtë sezon, pasi jemi në garë”, shtoi spanjolli.

Ai mbrojti grupin aktual, duke theksuar rolin e rëndësishëm të zëvendësuesve dhe vazhdimësinë e projektit sportive: “Ne kemi një ekip shumë të fortë, nuk ka nevojë ta rishikojmë atë. Do të ishte qesharake të blinim kaq shumë lojtarë”.

The post Luis Enrique: Kam një ekip shumë të fortë, nuk ka nevojë të bëjmë revolucion në merkato appeared first on Telesport.