Álvaro Arbeloa minimizoi fishkëllimat e “Bernabéu” ndaj Vinícius dhe theksoi kërkesën për t’i fituar të gjitha ndeshjet e mbetura, duke qenë i qartë edhe për situatën e Carvajal dhe Camavinga.
Për fishkëllimat ndaj Vinicius: “Nuk është hera e parë. Ai gjithmonë ka bërë përpjekje të mëdha për ta marrë ekipin mbi shpatulla. Nuk fshihet, është një madridist i madh, e ndjen stemën dhe ka shumë guxim. Më gëzon që publiku e shpërbleu me duartrokitje. Rinovimi? Nuk është pyetje për mua, por shpresoj të qëndrojë edhe shumë vite”.
Për Carvajal dhe Botërorin: “Kam 23 lojtarë dhe secili ka mundësi të shkojë në Botëror. Unë mendoj për më të mirën e ekipit tim”. Për titullin: “Derisa të jetë e mundur do të luftojmë. Objektivi është t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që kanë mbetur”.
Për Camavinga: “Është rikthyer dhe ndihmon ekipin. Ka besimin e trajnerit dhe të gjithëve”. Për Bellingham: “Vjen nga dëmtimi, nuk duam ta rrezikojmë. Do ta shohim sërish në fushë”.
Mbappe-Vinicius kthejnë fitoren te Real Madrid, por tifozeria nuk kursen vërshëllimat!
The post Arbeloa: Derisa të jetë e mundur matematikisht, do të luftojmë për titullin appeared first on Telesport.







