Chivu dhe sezoni i tij magjik… U çlirua nga “hija” e Mou, mund të bëjë më mirë se Conte dhe Inzaghi

Tani objektivi është dopieta sezonale; kampionat dhe Kupë Italie në vitin e parë si trajner zikaltër. As një mit si José Mourinho nuk e arriti këtë menjëherë; në sezonin e parë ndaloi në gjysmëfinale të Kupës, për t’u hakmarrë një vit më vonë me tripletën sezonale. Në historinë e fundit, Cristian Chivu mund të bëjë më mirë se Antonio Conte (titull në tentativën e dytë) dhe Simone Inzaghi (në vitin e tretë).

Në fillim sezoni pati dyshime dhe nostalgji për rikthimin e Mourinhos, por me punë dhe durim, Chivu fitoi besimin. Skuadra u rrit në vetëbesim, u përmirësua ndaj rivalëve direktë (me përjashtim të derbit me Milanin) dhe tani është 4 pikë nga titulli dhe 90 minuta nga Kupa.

Pikë kthese ishte aftësia për përmbysje; nga dobësi në forcë. Kundër Como 1907, Interi përmbysi disavantazhin 2-0 në kampionat (4-3), e njëjta gjë edhe në Kupë (3-2), ndaj një prej mbrojtjeve më të mira.

Pas sezonit të shkuar, të dështuar në fund, ky mund të mbyllet në mënyrë të shkëlqyer. Interi synon finalen e 16-të të Kupës, ndërsa Chivu, pa zhurmë, ka ndërtuar një grup të fortë dhe dëshiron të jetë thjesht vetvetja.

The post Chivu dhe sezoni i tij magjik… U çlirua nga “hija” e Mou, mund të bëjë më mirë se Conte dhe Inzaghi appeared first on Telesport.