Hakan Calhanoglu, me dopietën dhe asistin ndaj Como-s, në përmbysjen spektakolare 3-2 (pas humbjes 2-0 në pjesën e parë) të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, ka arritur kuotën e 12 golave dhe 7 asisteve në 30 ndeshje sezonale. Shifra tipike për një trekuartist, për një organizator loje që deri pak vite më parë nuk pritej në këto nivele.
“Nuk ekzistojnë shumë lojtarë të tillë. Kur luaj kundër Interit, gjëja e parë që kontrolloj në formacion është nëse luan Calhanoglu; prej aty ndryshon gjithçka në planin e ndeshjes. Ai gjen gjithmonë zgjidhjen e duhur, është një kampion. Nuk ka shumë si ai…, është si Pirlo, Modric, Kroos”, – ishte vlerësimi i nivelit shumë të lartë nga Fabregas për turkun në konferencën për shtyp.
The post I shënoi 2 gola, Fabregas lartëson Calhanoglu: Nuk ka shumë si ai, është si Pirlo, Modric dhe Kroos appeared first on Telesport.









