Kroos surprizon duke zbuluar supersticionin e tij gjatë çmimeve “Laureus” në Madrid, ku u nderua për karrierën. Ai tregoi se nuk i ka ndryshuar kurrë këpucët e futbollit: “Kisha pak besytni, sidomos ato të këpucëve, që nuk i ndryshova kurrë. Falenderoj ‘Adidas’ që m’i bëri ato këpucë. Sot këpucët e futbollit ndryshojnë çdo dy muaj, nga ngjyra dhe materiali, por unë nuk doja t’i ndryshoja”.
Gjermani tregoi se nuk i ka ndryshuar kurrë këpucët e futbollit: “Fitova shumë gjëra me to dhe për mua kanë qenë një nga çelësat e karrierës. Këpucët janë thelbësore për një futbollist”.
Kroos mohoi të ketë ndonjë pendesë nga karriera: “Jo, kurrë. U ndala kur dhe siç doja. E mbylla librin… Nëse do mendoja të kthehesha, do të ishte vonë. Gjithçka pas kësaj do të ishte më keq. Tani kam motivime dhe projekte të tjera. Kjo fazë mbaroi mirë dhe dola i lumtur prej saj”.
The post Nuk i ndërroi kurrë si futbollist…; Toni Kroos surprizon me supersticionin e tij të pabesueshëm appeared first on Telesport.









