Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk mund japë t’i një post dikujt, që nuk e ka marrë nga populli, teksa ka folur për çështjen e presidentit.
Kurti është shprehur se legjislatura e dhjetë duhet ta zgjedhë presidentin dhe t’i evitojë zgjedhjet e reja.
Ai i ka quajtur ato të panevojshme duke deklaruar se nuk do të sjellin asgjë të re.
Duke i quajtur gjeneroze ofertat të cilat ua ka ofruar opozitës, ai ka thënë se duhet pyetur ata se si mund t’i refuzojnë ato me numrat që i kanë.
“Pra me 28 dhjetor i kemi mbajtur zgjedhjet, po atë natë e kemi parë rezultatin, kurrë s’ka qenë më i qartë. Këta 120 deputetë duhet që t’i funksionalizojnë institucionet në plotni, kemi Kuvend, kemi qeveri, duhet të kemi edhe president”, ka thënë ai.









