Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, është i vendosur të qëndrojë në “Old Trafford” këtë verë, sipas raportimeve që vijnë sot nga mediat britanike. Portugezi u lidh me një transferim në Arabinë Saudite verën e kaluar dhe thashethemet kanë vazhduar të qarkullojnë gjatë gjithë sezonit.
Më herët, Fernandes pat deklaruar se “do të jem këtu derisa klubi të më thotë se është koha për t’u larguar”. Ai ka ende edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale (2027), e cila përfshin mundësinë për ta zgjatur për një sezon tjetër (2028).
Megjithatë, sipas “The Sun”, nëse United kualifikohet për Champions League, Bruno Fernandes ka të ngjarë të qëndrojë në klub. Shoku i ekipit Senne Lammens ka thënë gjithashtu se beson se kapiteni i tij dëshiron të qëndrojë në klub dhe ka synimin të sjellë titullin e parë të Premier League në Old Trafford që nga viti 2013.
“Mendoj, sepse ai dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve dhe dëshiron të fitojë Premier League, kështu që kjo është ajo për të cilën po mendon dhe kjo është ajo që përpiqet të na japë edhe neve,” tha portieri.
“Sigurisht, ai është shumë kërkues. Por ai e di gjithashtu se në Premier League, në mënyrën se si jemi ne, mund të fitosh dhe të humbasësh disa ndeshje“, shtoi Lammens.
The post Në Angli konfirmojnë: Bruno Fernandes i vendosur të qëndrojë në “Old Trafford” edhe sezonin tjetër appeared first on Telesport.









