Bayern Munich po shikon sërish në Premier League për përforcime, objektivi i radhës është Anthony Gordon i Newcastle. Sulmuesi i krahut të majtë, i lindur më 2001, është gjithashtu në radarët e Liverpool dhe Arsenal.
Sipas “The Times”, Newcastle do ta lejojë largimin e tij vetëm për 75 milionë paund, rreth 86 milionë euro. Gordon ka shënuar 17 gola këtë sezon, më shumë se gjysma në Champions League, duke tërhequr vëmendje të madhe në Europë.
Së fundmi, ai u la jashtë skuadrës pas humbjes 2-1 ndaj Bournemouth, vendim i trajnerit Eddie Howe, i cili theksoi se nuk do të aktivizojë lojtarë që nuk janë 100% në formë. Aktualisht flitet për një dëmtim, por interesimi për të në merkato është i qartë.
Newcastle ndodhet në vendin e 14-të dhe rrezikon të mbetet jashtë kupave europiane, gjë që mund ta detyrojë klubin të shesë lojtarë për të financuar rindërtimin e skuadrës. Përveç Gordon, është përmendur edhe largimi i mundshëm i Sandro Tonalit.
The post Bayern Munich “peshkon” në Premier League, 17-golëshi kushton 86 milionë euro appeared first on Telesport.









