“Bëri diçka që nuk ka lidhje me futbollin”, Hakimi zbulon arsyen e vërtetë pse u inatos me Endrick

Endrick shkëlqeu me një gol dhe asist në fitoren e Lyon 1-2 në “Parc des Princes” në kryesfidën e Ligue 1, ndaj PSG-së. Një episod interesant ishte ai pas golit dhe festës së brazilianit, duke vallëzuar para syve të tifozëve parizienë, gjë që solli reagimin e ashpër të Achraf Hakimi.

Në përfundim të ndeshjes, Hakimi sqaroi qarsyen pse nuk i pëlqeu gjesti i Endrick, që sipas tij nuk ka lidhje me futbollin.

“Pse u zemërova ndaj Endrick? Doja që ai të ndalonte së bëri gjëra kundër tifozëve tanë. Që ai të luante futboll, veçanërisht pasi ai është një lojtar i mirë.

Por kur ai bën gjëra që nuk kanë të bëjnë me futbollin, kjo mund të më acarojë, veçanërisht pasi ishim në prag të humbjes”, tha Hakimi.

The post “Bëri diçka që nuk ka lidhje me futbollin”, Hakimi zbulon arsyen e vërtetë pse u inatos me Endrick appeared first on Telesport.