LDK refuzon pazaret politike, Krasniqi kritikon ofertat për poste

LDK refuzon pazaret politike, Krasniqi kritikon ofertat për poste

Rrezarta Krasniqi, nga LDK ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke kritikuar ofertat për poste qeveritare në këmbim të heshtjes ndaj, siç tha ajo, “kapjes së Presidencës”.

Përmes një postimi publik, Krasniqi deklaroi se katër ministri dhe një pozitë e zëvendëskryeministrit nuk mund të jenë çmim për heshtje, duke e cilësuar këtë si një “llogaritje të gabuar”.

Ajo theksoi se pushteti nuk blihet me poste dhe se heshtja ndaj degradimit të institucioneve është e papranueshme.

Sipas saj, LDK-ja është ndërtuar mbi parime dhe jo mbi pazare politike, duke shtuar se kur rrezikohet rendi institucional, përgjigjja e partisë është qëndrimi konsistent në mbrojtje të institucioneve kushtetuese.

Në fund, Krasniqi u shpreh se shteti nuk fuqizohet me pazare ditore.