Costacurta rrëfen dramën familjare me djalin Achille: Nuk hyja dot në spital për ta shikuar…

Alessandro Costacurta, i njohur si Billy, ka folur sërish për momentet më të vështira familjare, duke u ndalur te djali i tij Achille Costacurta, i cili në adoleshencë ka kaluar probleme me varësitë nga droga, vuajtje të forta dhe një proces të gjatë trajtimi. Në podcast-in “One More Time” të Luca Casadei, ish-mbrojtësi ka kujtuar periudhën e rëndë që kulmoi me shtrimin në spital, me trajtim shëndetësor të detyrueshëm (TSO).

Comunicazione Italiana

Costacurta tregoi se Achille që i vogël shfaqte shenja shqetësimi, vështirësi në shkollë dhe në shoqërizim, si dhe refuzim të rregullave. Në moshën 13-vjeçare u largua nga shtëpia për dy ditë e gjysmë, gjë që u bë moment kthese për familjen. Më vonë u vendos diagnoza e saktë ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder), që në shqip përkthehet “Çrregullimi i Vëmendjes me Hiperaktivitet”, teksa nisi një trajtim i ri edhe për prindërit.

Ai e përshkroi TSO si “momentin më të keq të jetës sime”, duke thënë se “nuk e përballoja dot të hyja brenda spitalit”, ndërsa gruaja e tij Martina Colombari tregoi forcë të madhe duke qëndruar pranë djalit çdo ditë.

Achille Costacurta si racconta: 21 anni di vita tra luci e ombre

Ja deklaratat më të forta të Billy: “Aty e kuptuam se kishim të bënim me diçka serioze, që mund të lindnin probleme të mëdha. Këshillat na shërbenin sidomos për të komunikuar me të, sepse nuk kishim qenë në gjendje ta bënim në mënyrën e duhur. E kujtoj si momentin më të keq të jetës sime. Mjekët i bënë një injeksion për ta qetësuar, sepse dukej i tërbuar. I thoja gruas sime: Marti, nuk mundem, më fal. Ajo ndërkohë hynte çdo ditë në spital, pikërisht në momentet më të vështira. Tregoi një forcë të jashtëzakonshme, që unë nuk e kisha brenda vetes”.

 

The post Costacurta rrëfen dramën familjare me djalin Achille: Nuk hyja dot në spital për ta shikuar… appeared first on Telesport.