Bayern humbet yllin e skuadrës, sezon i mbyllur për Gnabry, nuk shkon as në Botëror

Bayern Munich do të jetë pa Serge Gnabry për një periudhë të gjatë kohe për shkak të një këputjeje në tendinin aduktor në këmbën e djathtë. Kjo është e konfirmuar nga testet e kryera nga stafi mjekësor i klubit.”

Është kjo deklarata e dhënë nga klubi bavarez, që ka sjellë pesimizëm te Bayern Munich në prag të gjysmëfinaleve të Champions League. një lajm që ka prishur festën e titullit kampion në Bundesliga.

Koha e dëmtimit është e paqartë, por Sky Sport DE ka raportuar se sezoni i Gnabry ka mbaruar. Ky dëmtim ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në ekipin e Kompany, por edhe në kombëtaren e Gjermanisë.

Mediat sqarojnë se 30-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet për Kupën e Botës, ku ai me siguri do të kishte qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit të udhëhequr nga trajneri Julian Nagelsmann. Shanset janë minimale.

The post Bayern humbet yllin e skuadrës, sezon i mbyllur për Gnabry, nuk shkon as në Botëror appeared first on Telesport.