Me zërat që e çojnë te Real Madrid, Mourinho fiton derbin ndaj Sporting Lisbon falë një goli në minutat shtesë (video)

Derbi mes Sporting Lisbon dhe Benfica ka dhuruar emocione dhe spektakël në fushë, ku në fund fituan “Shqiponjat” e drejtuar nga Jose Mourinho. Minutat e para ishin më të mira për vendasit. Në minutën e 15-të, Trincao pengohet në zonë dhe pas ndërhyrjes së VAR, arbitri jep penallti.

Godet Luis Suarez, pret Anatoliy Trubin. Në minutën e 27-të, ishte Benfica që fitoi një penallti, pas prkejes së topit me dorë nga kundërshtari brenda zonës, pas një goditje dënimi. Godet Andreas Schjelderup, topi përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Benfica-n.

Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 72-të, ku pas një krosimi në zonë, ishte japonezi Hidemasa Morita, i cili shënoi me kokë. Në minutat shtesë, Benfica gjeti golin e avantazhit, falë një aksioni të shpejtë dhe finalzimit me sukses nga Rafa Silva. Pas kësaj fitoreje, Benfica ngjitet në vendin e dytë me 72 pikë, Sporting gjendet një vend më poshtë me 71 pikë. Porto mban vendin e parë me 77 pikë.

Pas vërshëllimës së arbitrit, Jose Mourinho bëhet protagonist dhe pasi sheh kamerën, tregon me gisht nga logo e Benfica-s, gjë që mund të merret si shenjë dashurie për këtë klub, pasi javët e fundit “The Special One” është përfolur për një rikthim të mundshëm te Real Madrid në verë.

SHIKOGOLAT

The post Me zërat që e çojnë te Real Madrid, Mourinho fiton derbin ndaj Sporting Lisbon falë një goli në minutat shtesë (video) appeared first on Telesport.