Milan mjaftohet me një gol ndaj Veronës së vendit të fundit, kuqezinjtë rikthehen në vendin e dytë (video)

Milan ka fituar 0-1 ndaj Veronës, në sfidën e luajtur në “Antonio Bentegodi”. e vlefshme për javën e 33-të në Serie A. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 41-të, aty ku u zhbllokua edhe sfida.

Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Rafael Leao-s, ishte Adrien Rabiot, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi kuqezinjtë në avantazh. Ky është goli i gjashtë i francezit me fanellën e Milanit për këtë sezon.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Verona pati një shans të mirë për të barazuar shifrat me Rafik Belghali, por goditja e tij u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Mike Maignan. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për kuqezinjtë.

Në minutën e 75-të, Milan gjen edhe golin e dytë me Matteo Gabbia, por që anullohet pas ndërhyrjes së VAR. Sfida mbyllet 0-1. Milan barazon Napolin me 66 pikë dhe ngjitet në vendin e dytë.

SHIKOGOLAT

The post Milan mjaftohet me një gol ndaj Veronës së vendit të fundit, kuqezinjtë rikthehen në vendin e dytë (video) appeared first on Telesport.