Thiago Silva: E di që fundi i karrierës sime po vjen, prandaj dua të fitoj trofe me Porto

Në fund të një karriere të jashtëzakonshme, Thiago Silva nuk ka ndërmend të ulë nivelin. Në moshën 41 vjeç, mbrojtësi i Porto po i sheh fazat e fundit të sezonit si një mundësi të fundit dhe të çmuar për t’i shtuar diçka listës së tij të arritjeve.

Duhet t’i shijosh këto momente. E di që karriera ime po i vjen fundi dhe mendoj se këto janë ndër trofetë e fundit që ende mund të fitoj”, tha Thiago Silva.

Fjalë që zbulojnë jo vetëm një vetëdije për kalimin e kohës, por edhe një uri të pashuar. Porto, në fakt, është ende në garë në disa fronte: Kryeson ligën portugeze dhe është në gjysmëfinalet e kupës vendase, por dje u eliminua nga Europa League.

Kemi ende dy objektiva të hapura dhe mund të jeni të sigurt se do të jap gjithçka për t’u përpjekur t’i fitoj ato. Nuk është një garanci, por është një çështje vullneti dhe pune të palodhur“, shtoi mbrojtësi Brazilian.

Trajneri Francesco Farioli luan gjithashtu një rol kyç, i përshkruar nga Thiago Silva si një udhëheqës kërkues: “Ai na shtyn të përmirësohemi çdo ditë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë.”

The post Thiago Silva: E di që fundi i karrierës sime po vjen, prandaj dua të fitoj trofe me Porto appeared first on Telesport.