Peci alarmon nëse Kuvendi nuk e kalon marrëveshjen për Bordin e Paqes: Bixhoz me fatin e vendit

Analisti Lulzim Peci, ka ngritur ngritur shqetësimin se në rast se nuk aprovohet nga Kuvendi marrëveshja për Bordin e Paqes, do të rrezikohej stabiliteti i Kosovës.

“Kjo është me ia fut drejt në sy gishtin administratës së SHBA-së, e tash nëse do dikush këtu me lujt këtë lojë, atëherë duhet me përsërit dikë që ka thënë është kah bën bixhoz me fatin e vendit edhe në një kohë kur jo rastësisht është vënë në diskutim tërheqja e trupave amerikane prej Evropës, duke përfshirë edhe Kosovën, e tash nashta dikush do me u tërheq trupat amerikane prej Kosovës, edhe mandej e shohim çka po bëhet me neve e mandej flasim për sovranitet…”, tha ai në RTV 21, duke shprehur dyshimet se Evropa do të intervenojë për të mbrojtur ushtarakisht Kosovën.

Sipas tij në mometin që nuk aprovohet në Kuvend kjo marrëveshje nënkupton tëreheqje nga Bordi i Paqes