Kapet me 10 gramë marihuanë, një person arrestohet në Vushtrri

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi është kapur me 10.8 gramë marihuanë.

“Në orët e pasdites të ditës së sotme, zyrtarët policor në Vushtrri kanë identifikuar një kundërvajtës në trafik. Pas dhënies së shenjës për ndalim nga ana e policisë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur, mirëpo pas një ndjekjeje të shkurtër, njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10.8 gram.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa në stacion policor janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.