Arsenal nxjerr në shitje dy sulmuesit, kërkon 120 milionë euro

Pavarësisht se është në fazën më të rëndësishme të sezonit, ku është në garë për titullin kampion në Premier League dhe trofeun e Champions League, Arsenal njëkohësisht po bëhet gati edhe për merkaton e verës.

Mediet angleze bëjnë me dije se “Topçinjtë” nuk do të llogarisin për sezonin e ri dy sulmuesit: Kai Havertz dhe Gabriel Jesus, duke i nxjerrë që të dy në shitje. Sipas këtyre raportimeve, arsenal pret të përfitojë 120 milionë euro nga shitja e dy sulmuesve.

Për Gabriel Jesus ka një interes të madh në Serie A, nga ekipe si Milan dhe Juventus, por nuk përjashtohet as mundësia e rikthimit në Brazil. Për Kai Havertz po ashtu pritet një rikthim në Bundesligë.

The post Arsenal nxjerr në shitje dy sulmuesit, kërkon 120 milionë euro appeared first on Telesport.