Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen sonte në “Allianz Arena” në aktin e dytë të çerekfinales në Champions League, për të përcaktuar ekipin që do të kalojë në gjysmëfinale, aty ku e pret PSG. Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” përfundoi 1-2 për bavarezët, megjithatë kualifikimi është ende i hapur.
Mungesa e vetme kryesore për bavarezët është ajo e talentit Lennart Karl, i dëmtuar. Te Real Madrid mungojnë për shkak dëmtimesh Rodrygo, Raul Asencio dhe Thibaut Courtois. Aurelien Tchouameni mungon për shkak kartonësh.
Përsa i përket formacioneve të hedhura në fushë, ashtu siç pritej Alvaro Arbeloa e nis nga minuta e parë me Ferland Mendy në krahun e majtë, i cili do të ketë detyrë bllokimin e Michael Olise.
Bayern Munich XI: Neuer © – Stanišić, Upamecano, Tah, Laimer – Kimmich, Pavlović – Olise, Gnabry, Luis Díaz – Kane
Real Madrid XI: Lunin – Trent, Militão, Rüdiger, Mendy – Valverde ©, Bellingham – Brahim Díaz, Arda Güler – Mbappé, Viní Jr
The post Mendy nga minuta e parë. Arbeloa nuk heq dorë nga ideja e tij. Bayern-Real M, formacionet zyrtare appeared first on Telesport.









