Aventura e Allegri te Milan mund të zgjasë një sezon, klubi mendon për zëvendësuesin nëse ai ikën te kombëtarja

Aventura e dytë e trajnerit Massimiliano Allegri te Milan mund të zgjasë vetëm një sezon. I ardhur verën e kaluar te kuqezinjtë, trajneri mund të ndërpresë më herët bashkëpunimin nëse vendos të drejtojë kombëtaren italiane.

Ardhja e Giovanni Malagò në krye të Federatës Italiane mund të shoqërohet me Allegri në stolin e kombëtares “azzurre”. Nuk është sekret që Malagò ka vendosur të përqendrohet te Max Allegri,

Nga ana tjetër, Milan po pret vendimin e trajnerit të tyre. Ende nuk ka asnjë fjalë, duke qenë se marrëveshja Allegri-FIGC është pak më shumë se një sugjerim. Megjithatë, disa emra ia vlen të merren në konsideratë.

I pari është ai i Gian-Piero Gasperini, trajneri aktual i Roma, i cili po monitorohet nga afër në rast se lind një përçarje përfundimtare. Pastaj ekziston mundësia e një bombe të vërtetë: kthimi i Simone Inzaghi në Serie A, këtë herë në stolin e kuqezinjve.

The post Aventura e Allegri te Milan mund të zgjasë një sezon, klubi mendon për zëvendësuesin nëse ai ikën te kombëtarja appeared first on Telesport.