Arne Slot nuk u habit që penalltia e Liverpool kundër PSG, në çerekfinalen e kthimit luajtur në “Anfield” u anulua, pasi ai beson se shumë vendime kanë shkuar kundër klubit të tij këtë sezon.
Liverpool u eliminua sërish nga Champions League nga kampionët e Francës edhe pse dje “reds” dhanë një performancë shumë më të mire, që i trembi jo pak kampionët e Europës, deri në momentin që Ousmane Dembele i ndëshkoi dy herë në fund të ndeshjes.
Pati momente të mira për Liverpool, veçanërisht kur Alexis Mac Allister mendoi se kishte fituar një penallti në shifrat ende 0-0, para se ajo të anulohej në mënyrë të diskutueshme nga gjyqtari pas një rishikimi të VAR. “Sipas mendimit tim është një penallti,” tha Slot.
Më tej, trajneri i Liverpool shtoi: “Nuk jam i befasuar pasi kaq shumë vendime kanë shkuar kundër nesh këtë sezon. Nëse arbitri nuk jep një penallti, VAR nuk do ta kishte rrëzuar kurrë atë, por kam parë kaq shumë penallti të buta të dhëna. Njerëzit thonë se VAR nuk mund të ndërhyjë sepse ka kontakt. Kjo është ajo që shohim qartë.”
Edhe mbrojtësi i Liverpool, Ibrahima Konate, shtoi: “Për mua ishte një penallti e pastër. Isha pas arbitrit. Nëse e marrim penalltinë dhe shënojmë, do të kishte qenë krejtësisht ndryshe. Kjo na ka ndodhur disa herë këtë sezon.”
The post Slot “zbulon” fajtorin: Vendimi për të anuluar penalltinë ishte i gabuar, nëse shënonim… appeared first on Telesport.









