Tashmë dihet nga të gjithë që Marc Casado do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. Mesfushori difensiv ka luajtur shumë pak këtë sezon dhe duket qartazi që nuk gëzon besimin e Flick.
Pavarësisht se nuk po arrin dot të gjejë minutazhin e duhur te Barcelona, për 22-vjeçarin ka një interes të madh thuajse në të gjitha ligat kryesore, si brenda La Ligës, ashtu edhe në ligat e tjera elitare.
Megjithatë, destinacioni i ri i Casado pritet të jetë Bundesliga, sipas asaj që bën të ditur “Mundo Deportivo”. E ardhmja e spanjollit do të jetë në Bundesliga, konkretisht te Borussia Dortmund ose Stuttgart.
Ajo që ende nuk dihet është nëse do të jetë shitje përfundimtare, huazim i thejshtë apo huazim me të drejtë blerje.
The post Mirupafshim Barcelona. Casado vendos që tani për destinacionin e ri, nuk është La Liga dhe as Premier League appeared first on Telesport.









