Sonte në mbrëmje në “Metropolitano” do të luhet ndeshja e kthimit mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për ndeshjen e kthimit në Champions League, për të përcaktuar ekipin qëq do të shkojë në gjysmëfinale.
Pavarësisht rezultatit 0-2 për “Colchoneros” në sfidën e parë, kualifikimi mbetet ende i hapur dhe rreziku kryesor te Barcelona mban emrin e Lamine Yamal. Për të “bllokuar” yllin spanjoll, Diego Simeone ka caktuar dy lojtarë me këtë mision të veçantë.
Koke dhe Marcos Llorente do të kenë për detyrë t’i qëndrojnë “pullë poste” Lamine Yamal-it dhe t’i bllokojnë atij çdo hapësirë ose liri në krahun e tij. E gjithë Atletico pritet të jetë e “parkuar” sonte, por këta dy lojtarë do të kenë për detyrë parësore ndalimin e Yamal.
The post Yamal nuk duhet të marrë “frymë” sonte, Diego Simeone cakton dy “ushtarë” për të bllokuar yllin e Barcelonës appeared first on Telesport.









