Fyerje sek*iste ndaj trajneres së ekipit të Bundesliga, reagon klubi: Kjo është çmenduri

Union Berlin ka dënuar ashpër fyerjet seksiste ndaj trajneres Marie-Louise Eta, e para grua që drejton një skuadër futbolli meshkujsh në 5 kampionatet kryesore të Europës.

“Kjo është çmenduri, – deklaroi drejtori teknik Horst Heldt. – Është thjesht e turpshme. I kemi parë, por refuzoj t’i lexoj apo t’iu jap rëndësi këtyre budallallëqeve. Për mua Eta rrezaton cilësi dhe lidership”.

Ai shtoi: “Kemi besim të plotë te Louise. Është absurde që në ditët e sotme të përballemi me situata të tilla. Të gjithë tek Union, tifozë dhe klub, e mbështesin 100% këtë vendim dhe do bëjnë gjithçka për t’i shmangur diskutime të tilla në të ardhmen”.

Eta mori drejtimin pas shkarkimit të Steffen Baumgart, bashkë me stafin e tij, pas humbjes 3-1 ndaj Heidenheim, për të synuar mbijetesën.

The post Fyerje sek*iste ndaj trajneres së ekipit të Bundesliga, reagon klubi: Kjo është çmenduri appeared first on Telesport.