Një sulm i armatosur lë të vdekur 11 persona në Virginia

Policia në Virginia Beach ka raportuar sot për “disa të lënduar” në një ndërtesë komunale në pasditen e së premtes në SHBA. I dyshuari është kapur dhe burgosur nga policia

S’paku 11 të vdekur dhe disa të lënduar nga një njeri i armatosur kanë mbetur sot pas një sulmi me armë në ndërtesën komunale në Virginia Beach, ka raportuar të premten në mbrëmje (sipas kohës amerikane), zëdhënësi i policisë James Cervera.

Mësohet se sulmuesi ishte punëtor për disa vite në ndërtesën komunale.

Sulmuesi është vrarë, ka thënë Cervera. Megjithatë ende nuk është e qartë se a është sulmuesi në mesin e 11 të vdekurve.

Ndërkaq, gjashtë persona janë hospitalizuar pas këtij sulmi që ka ndodhur në ndërtesën komunale të qytetit të Virginia. /GazetaExpress/