Liverpool rikthehet te fitorja në Premier League, të kuqtë bëjnë detyrën ndaj Fulham (video)

Liverpool është rikthyer te fitorja në Premier League, pas tre javësh. Të kuqtë mposhtën Fulham 2-0 në “Anfield”, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të, ku pas një asisti të Florian Wirtz, ishte 17-vjeçari Rio Ngumoha, i cili shënoi një gol tejet të bukur, me një goditje klasi brenda zonës.

Në minutën e 40-të, ishte radha e Mohamed Salah për të dyfishuar shifrat, pas asistit të Cody Gapko. Egjiptiani shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Liverpool-in.

Fulham e nis më mirë pjesën e dytë dhe gjen golin me Sasa Lukic, por që anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 78-të, Emile Smith Roëe provon të shënojë një gol spektakolar, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën e djathtë.

Në minutën e 81-të, Liverpool kishte një shans të mirë për të gjetur golin e tretë, por goditja e Alexis Mac Allister shkon shumë pranë shtyllës së djathtë. Liverpool fiton 2-0 dhe mban vendin e pestë me 53 pikë, vend që të dërgon në Premier League, pasi Anglia do të çojë 5 ekipe në sezonin e ardhshëm në Champions League. Fulham mbetet në vendin e 11-të me 44 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Liverpool rikthehet te fitorja në Premier League, të kuqtë bëjnë detyrën ndaj Fulham (video) appeared first on Telesport.