Dy persona janë plagosur në hyrje të një barnatoreje në rrugën “Driton Islami” në hyrje të Ferizajt.
Policia ka bërë të ditur se të plagosurit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Me datën 10.04.2026, rreth orës 22:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Sipas informatave të para, dyshohet se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor. Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues”, thuhet në një përgjigje të Policisë për Paparacin.









