Deputeti i Partisëë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, pasi ky i fundit tha se haraçi që po bëhet në bizneset e vogla financohet nga PDK.
Gruda në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se fjalia e Abrashit është diskutim rruge.
“Që s’jemi në rrugë. Nuk mundesh me thonë ‘janë nja disa haraçexhinj të bizneseve që financojnë Partinë Demokratike’. A e dini sa e ligë është kjo fjalë, mbas pari kështu për pikëpamje politike? Masanej, a di sa problem ligjor e konceptual është kjo fjali? Qysh mundesh me thonë ti ‘ato biznese që qitkan haraç’? A je ti pushteti? Pse ti zotni, që e ke shtetin qe gjashtë vjet, e din që ka njerëz që qesin haraç në Kosovë dhe nuk shkon me i marrë me i arrestu? Apo na kuptoni çka po flasim, të nderuar qytetarë? Deputeti i pushtetit po thotë ka njerëz me haraç që financokan nji parti politike, fyen tani parti politike, edhe shteti nuk merr masa”, tha ai.
Gruda pati kritikë edhe ndaj kryetarës së Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Çka je ti? Ti a qet sehire këtu apo qeveris? Domethënë, ma me kujdes! Edhe mendoj që kryetare… mendoj që kur thotë deputeti kështu, duhet me ia tërheq vërejtjen kjo. S’mundet me thonë ‘haraçexhia e financon nji parti’. Deputeti, ja ja kallëzoni emrin, ja ja kallëzoni emrin atij që qet haraç, ja ja kallëzoni ku janë marrë ato pare, unë po mendoj që ky është diskutim sikur në rrugë. Nuk flitet kështu si në rrugë, çajtore e kafene”, tha tutje ai.









