Konjufca pret homologun e tij nga Shqipëria

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Pas takimit, dy homologët pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, transmeton Klankosova.tv.

Vizita e Hoxhës në Kosovë ka nisur me takime me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.