DJ Geek ka nisur pushimet në Maldive, duke ndarë me ndjekësit pamje nga destinacioni luksoz ku po qëndron së bashku me të dashurën e tij, blogeren Olsa Berani.
Çifti, që prej disa muajsh po e shijon hapur lidhjen e tyre dhe tashmë e ka zyrtarizuar romancën, duket se po kalon ditë të relaksuara në ishujt tropikalë, ndërsa nuk po i lë anash as postimet në rrjete sociale.
Në një nga postimet e fundit në Instastory, DJ Geek publikoi një foto mjaft “hot”, ku shihet teksa e puth Olsën në faqe, në një moment të afërt dhe romantik që mori menjëherë vëmendjen e fansave.
Foto: DJ Geek/InstaStory
Duke qenë se këto janë vetëm postimet e para nga udhëtimi i tyre, ndjekësit tashmë janë në pritje të pamjeve të tjera nga pushimet e çiftit në Maldive. /Telegrafi/
Foto: DJ Geek/InstaStory
Foto: DJ Geek/InstaStory












