Jennifer Aniston dhe i dashuri i saj Jim Curtis kanë ndarë një moment të rrallë intim.
Aktorja, 57-vjeçare, postoi një sërë fotosh në Instagram të dielën, përfshirë njërën prej tyre me Curtisin, 50 vjeç, duke pozuar të përqafuar, transmeton Indeksonline.

Postimi ka sjell vëmendje të re në marrëdhënien e tyre, e cila filloi vitin e kaluar.
Në mbishkrimin e postimit, Aniston shkroi shkurt: “Fotosesioni i së dielës!” Përveç momentit romantik me Curtisin, i cili u kap në një foto, ndërsa po relaksohej në divan me një qen në prehër, aktorja ndau edhe kujtime me miqtë dhe ish-kolegët, përfshirë Courteney Cox, Jason Bateman dhe Sean Hayes.
Thashethemet për lidhjen e Aniston dhe Curtis dolën për herë të parë në korrik 2025, kur ata u fotografuan së bashku në një jaht pranë Mallorca, Spanjë.
Atyre iu bashkuan miq të famshëm, përfshirë Jason Bateman dhe gruan e tij Amanda Anka, dhe komedianin Amy Schumer. Çifti konfirmoi zyrtarisht lidhjen e tyre në Instagram në nëntor, kur Aniston postoi një foto të saj duke përqafuar Curtisin në ditëlindjen e tij.










