Inter e ka nisur në mënyrë të përkryer kryesfidën ndaj Romës, e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Zikaltrit kanë gjetur avantazhin që në minutën e parë.
Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Marcus Thuram, ishte kapiteni Lautaro Martinez, ai i cili dërgoi topin në rrjetë.
Inter do të kërkojë fitoren sonte pas tri zhgënjimeve, një humbje dhe dy barazime, në tri javët e fundit. Roma do të kërkojë të bëjë surprizën, pasi është në garë për një vend për në Champions League.
The post LIVE’! Inter e nis vrullshëm ndaj Romës, zikaltrit gjejnë golin që në minutën e parë (video) appeared first on Telesport.










