Milan ka siguruar që tani përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Luca Maninetti bën me dije se kuqezinjtë kanë parakaluar klubet e tjera të mëdha dhe kanë arritur firmën me Andrej Kostic, 19-vjeçarin nga Mali i Zi, i cili po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Partizan Beograd.
Kostic gjendet sonte në Milano, ndërsa nesër do të kryejë testet mjekësore. 19-vjeçari i cili luan si qendërsulmues ka shënuar 11 gola në 34 ndeshje dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe.
Ende nuk dihet nëse Kostic do të qëndrojë në ekipin e parë të Milanit për sezonin e ardhshëm dhe do të vihet direkt nën urdhrat e trajnerit Max Allegri, apo do të huazohet diku tjetër brenda Serie A, për të fituar përvojën e nevojshme.
The post Milan e nis që tani merkaton, kuqezinjtë arrijnë marrëveshjen për sulmuesin 19-vjeçar. Nesër testet mjekësore appeared first on Telesport.










