Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se partitë opozitare duhet të shohin mënyrën e re të bashkëpunimit.
Ai ka thënë se është koha e fundit që opozita të qartësojnë të funksionojë në këtë formë bashkëpunimi apo ndonjë rrugë më konkrete.
Hoxhaj ka thënë se për dy vite nuk kanë mundur të bëjnë opozitë të mirëfilltë në mungesë të Kuvendit dhe se zgjedhjet e shpeshta po i konvenojnë më shumë LVV-së.
“z.Kurti po bënë përpjekje që sa më shumë ta konsolidoj pushtetin e tij absolutist dhe zgjedhjet e shpeshta sikurse u pa në vitin e kaluar i shkojnë më shumë për shtati ati sesa neve që jemi në opozitë dhe gjatë këtyre dy viteve ne s’kemi pas kushte të bëjmë nj opozitë të mirëfilltë demokratike, se ku nuk ka Kuvend, kur s’ka komisione parlamentare, ballafaqim parlamentar, bërja e opozitës vetëm në studio televizive dhe brena partive politike. Është koha e fundit që ne duhet të shohim se a do të duhej të funksojnojmë brenda këtij sistemi të bashkëpunimit apo duhet ë marrim ndonjë rrugë e cila edhe mund të jetë më konkrete se si do ta bëjmë opozitën” ,ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Hoxhaj ka thënë se ka qenë gabim që opozita nuk u bashkua për ta bërë Qeverinë në fund të vitit të kaluar.
Ai ka thënë se për përgjegjësia për këtë ka qenë më së shumti të LDK.










