Edita Doli feston ditëlindjen, prindërit i bëjnë surprizën e parë në mesnatë

Edita Doli, moderatorja shumë e dashur për publikun, sot feston 37-vjetorin e lindjes.

Prindërit e saj kanë vendosur ta befasojnë që në mesnatë, duke i organizuar një surprizë të veçantë pranë banesës së saj me fishekzjarrë dhe ëmbëlsira.

Moderatorja, e cila doli në ballkon për të parë se çfarë po ndodhte, u shokua dhe u emocionua nga befasia e bukur që i kishin përgatitur prindërit e saj, shkruan Kosovarja.

Përgjatë këtyre viteve të karrierës, Edita ka dhënë një kontribut të madh në mediat kosovare, duke u bërë një nga figurat më të njohura të ekranit.