Estupinan në gjumë, Lazio e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Milanit (video)

Pjesa e parë në kryesfidën e javës së 29-të në Serie A, mes Lazios dhe Milanit, që po luhet në “Olimpico”, është mbyllur 1-0 për bardhekaltrit. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 25-të, ku pas një pasimi të marrë nga Daniele Maldini, goditja e Kenneth Taylor përplaset në shtyllë.

Një minutë më pas, Lazio gjen golin e avantazhit me Gustav Isaksen, i cili pas një topi të gjatë të marrë që nga mbrojtja, nga Adam Marusic, dhe pasi kaloi bukur Pervis Estupinan, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetën e Mike Maignan.

Minutat në vazhdim nuk kishte ndonjë rrezk konkret. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Lazion.

The post Estupinan në gjumë, Lazio e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Milanit (video) appeared first on Telesport.