Borussia Dortmund pritet të formatojë ekipin në verë, pasi do të ketë shumë largime nga grupi aktual. I pari i konfirmuar zyrtarisht deri tani është largimi i Julian Brandt, i cili nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës me drejtuesit e klubit dhe do të largohet si lojtar i lirë.
Tre emrat e tjerë janë: Karim Adeyemi, Serhou Guirassy dhe Nico Schlotterbeck, sipas “Bild”. Adeyemi i cili ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 5 asiste këtë sezon, pritet të largohet drejt Premier League ku është objektiv për disa klube si Tottenham, West Ham dhe Aston Villa.
Një tjetër sulmues që do të largohet nga verdhezinjtë është edhe Serhou Guirassy, i cili ka shënuar 17 gola këtë sezon dhe ka dhënë 6 asiste. Klauzola e largimit të sulmuesit 30-vjeçar është 70 milionë euro, por Dortmund pret të përfitojë për kartonin e tij rreth 50 milionë euro. Për Guirassy ka interes nga Barcelona, por me shumë mundësi destinacioni i ri do të jetë ne Arabinë Saudite.
Përsa i përket Schlotterbeck, qendërmbrojtësi gjerman i cili konsiderohet si një nga më të mirët në botë aktualisht në rolin e tij, ka vendosur të largohet në fund të këtij sezoni, duke mos pranuar të rinovojë kontratën, e cila skadon në vitin 2027. Për Schlotterbeck ka interes konkret nga gjysma e klubeve të mëdha në Europë, për momentin Real Madrid duket si destinacioni më i mundshëm. Dortmund e vlerëson qendërmbrojtësin 50 milionë euro.
The post Dortmund “nxjerr” në shitje 3 yjet e ekipit dhe pret të të fitojë jo më pak se 160 milionë euro appeared first on Telesport.










