Arbenita dhe Fero në të njëjtin qytet – a u takuan në Dubai?

Ditët e fundit, modelja e njohur Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë parë në të njëjtin qytet, në Dubai, gjë që ka ngjallur menjëherë dyshime dhe kuriozitet tek ndjekësit e tyre.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse dyshja është takuar gjatë qëndrimit në Dubai. As Arbenita dhe as Fero nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë apo shenjë në rrjetet sociale që konfirmon një takim mes tyre.

Për këtë detaj, ata duket se kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë, duke mos ndarë informacione rreth marrëdhënies apo kontakteve gjatë kësaj periudhe.

Kujtojmë se disa javë më parë Fero kishte deklaruar se është në kontakt me vajzën e tij, çka mund të jetë edhe arsyeja e udhëtimit të tij drejt Dubait, ku aktualisht qëndron edhe Arbenita, shkruan Kosovarja.