Real Madridi mundi Manchester City 3-0 në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Champions League. Trajneri Álvaro Arbeloa tha: “E dinim sa i fortë është Manchester City dhe si e drejton skuadrën Pep Guardiola.
Prandaj u përpoqëm të bllokonim linjat e pasimit dhe të ngushtonim hapësirat mes repartesh dhe në krahë sa më shumë që të ishte e mundur. City përpiqet të provokojë presion individual për të krijuar hapësira pas mbrojtjes dhe ne u përpoqëm të mos binim në atë kurth”.
Ai shtoi: “Qëndruam të duruar dhe vepruam në të kundërt. Prisnim momentet kur City do të na bënte presion dhe do të linte hapësira pas. Mendonim që nëse krijonim këto situata, mund të ishim shumë të rrezikshëm”.

Arbeloa foli edhe për Federico Valverde, autor i “hat-trick”: “Ai është Juanito i shekullit të 21-të. Kudo që ta vendosësh, është lojtari që vendos standardin e kësaj skuadre. Ka gjithçka për t’u bërë një lojtar i madh te Real Madridi”.
Në fund theksoi: “Për ndeshjen e kthimit, të javës tjetër, iu thashë lojtarëve: kualifikimi nuk ka përfunduar ende. Ka ende shumë për t’u luajtur në këtë përballje”.
The post Arbeloa: Nuk ramë në kurthin e Guardiolës, ja si e mposhtëm 3-0 Manchester City appeared first on Telesport.










