CHAMPIONS LEAGUE LIVE: Chelsea reziston vetëm 10 minuta në Paris, çfarë goli nga Bradley Barcola (video)

Goli i parë i mbrëmjes është shënuar në “Parc des Princes”, aty ku po përballen PSG me Chelsea-n. Kampionia në fuqi e Europës ka gjetur golin e avantazhit që në minutën e 10-të.

Pas një aksioni të shpejtë dhe krosimit në zonë nga Ousmane Dembele për Joao Neves, ky i fundit ul topin bukur me kokë dhe asiston për Bradley Barcola, i cili shënon një gol tejet të bukur me një goditje të fuqishme brenda zonës.

Në dy sfidat e tjera mungon ende goli, Real Madrid-Manchester City dhe Bodo/Glimt-Sporting Lisbon.

SHIKOGOLIN

The post CHAMPIONS LEAGUE LIVE: Chelsea reziston vetëm 10 minuta në Paris, çfarë goli nga Bradley Barcola (video) appeared first on Telesport.