Karriera e Neymar vazhdon mes ambicieve dhe sfidave. Sulmuesi brazilian, aktualisht te Santos, ka pasur vite të fundit të vështira për shkak të problemeve fizike, por qëllimi i tij mbetet i qartë: të marrë pjesë në Botërorin 2026 në Amerikën e Veriut. Ylli brazilian, 34 vjeç, luan ende në Brazil dhe shpreson të jetë në gjendje maksimale për garën e ardhshme ndërkombëtare.
Edhe trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka theksuar gjithmonë se dëshiron të marrë më të mirët në dispozicion për turneun. Në mbështetje të Neymar ka folur edhe Thiago Silva, 41 vjeç, mbrojtësi i njohur që ndjek me vëmendje ngjarjet e “Seleçãos”. Ai tha për “TNT Sports”: “Nëse Neymar është në formë, duhet të luajë në Kupën e Botës. Me nivelin që ka treguar, duhet të jetë aty, është i pakontestueshëm”.
Sipas Silvës, vetëm prezenca e numrit 10 është vendimtare: “Kur Neymar luan në fushë, është një problem i madh për ekipin kundërshtar”. Vetë Neymar bëri “filozofin” në Instagram: “Nëse luaj i dëmtuar, e kam gabim. Nëse mendoj për veten, jam gabim. Nëse ruaj veten, e kam gabim. Nëse luaj, pavarësisht dhimbjes, jam gabim… Është shumë e vështirë t’i kënaqësh të gjithë. Është shumë komplekse të jeni si unë. Duhet të kesh guximin për ta përballuar gjithë këtë”.
The post Thiago Silva mbështet Neymarin për Botërorin 2026: Po qe në formë, duhet të jetë aty appeared first on Telesport.










