Laporta “driblon” Álvarez: Nuk “thyejmë bankën” për të. Po deshi vetë të vijë, flasim…

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, komentoi mundësinë e transferimit të Julián Álvarez te klubi katalanas. Ai e përshkroi sulmuesin argjentinas si një lojtar të madh, që shumë analistë mendojnë se mund të përshtatet në sistemin e Barcelonës, por theksoi se nuk është një obsesion që mund ta çojë klubin blaugrana “të thyejë bankën” (të shpenzojë shuma ekstreme):

“Para së gjithash, ai duhet të TREGOJË DËSHIRËN PËR TË ARDHUR TE BARCELONA, çka është ajo që presim nga lojtarët që na interesojnë. Gjithashtu, çmimi duhet të jetë i arsyeshëm”. Laporta theksoi më tej: “Me kushtet aktuale që kërkojnë, MARRËVESHJA NUK REALIZOHET FARE”.

Pra, duket qartë se Barcelona do të vazhdojë të studiojë opsione të tjera për përforcimin e sulmit, duke mos rrezikuar buxhetin e klubit.

The post Laporta “driblon” Álvarez: Nuk “thyejmë bankën” për të. Po deshi vetë të vijë, flasim… appeared first on Telesport.