Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrrustemi, “i ka dalë punë” edhe me ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë.
Rrustemi ka aluduar në trysni të ambasadorëve ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke iu bërë lutje që “të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita”.
“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, thuhet në postimin e Rrustemit në Facebook.
Pas vendosjes së masës së përkohshme, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim në lidhjen me dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, si dhe vendimin e Kuvendit të Kosovës lidhur me ndërperjen e seancës për zgjedhjen e presidentit të ri.










