I huazuar në fund të merkatos së janarit nga Nice, Jeremie Boga i ka bindur të gjithë te Juventus me paraqitjet e tij të deritanishme, ku madje ka shënuar edhe dy gola.
“Gazzetta dello Sport” zbulon se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po mendojnë për transferimin e përhershëm të 29-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë, i cili mund të luajë si mesfushor sulmues dhe si anësor.
Ajo që e bën të leverdisshme marrëveshjen, është se Juventus mund të paguajë vetëm 5 milionë euro për të transferuar përfundimisht lojtarin nga Bregu i Fildishtë, i cili më parë ka qenë pjesë e Serie A, te Sassuolo dhe Atalanta, para se të transferohej te Nice në vitin 2023.
The post Lojtari i huazuar në janar po shkëlqen, Juventus gati transferimin përfundimtar për vetëm 5 milionë euro appeared first on Telesport.










