Kajtazi: Tandemi Kurti-Osmani tashmë janë të ndarë, betejë e fortë ndërmjet tyre

Analisti Vehbi Kajtazi ka komentuar situatën pas dështimit fillestar të seancës për zgjedhjen e presidentit në mungesë të kuorumit.

Kajtazi ka thënë se tashmë nuk mund të lihen fajtore partitë opozitare për presidentin/

Ai ka thënë se tashmë tandemi Albin Kurti – Vjosa Osmani është ndarë dhe se do të ketë betejë të fortë me njëri tjetrin.

“Më në fund Kosova do të clirohet nga ky mentalitet. Osmani po ndahet me Kurtin jo për dëmet që ia shkaktuan Kosovës, por po ndahen për pozitën e vetë”, ka thënë Kajtazi.